Telegrafi

Restoranti i Nusret Gokçe është cilësuar si ‘një nga restorantet më të këqija të Londrës’

Sensacioni i mediave sociale Salt Bae (Nusret Gökçe), përkatësisht restoranti i tij në Londër është kritikuar nga klientët që e kanë vlerësuar si një nga vendet më të këqija për të ngrënë në kryeqytetin britanik, sipas Tripadvisor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Steakhouse Nusr-Et”, që hapi dyert e tij në Knightbridge nëntë muaj më parë, është goditur nga një numër kritikash të këqija në internet në Tripadvisor.

Madje, aty, siç bëhet e ditur më tej, ai renditet në vendin e 17,418 nga 17,488 restorante në Londër.

Kjo pasi që, restoranti ka një vlerësim mesatar prej dy yjesh nga 126 shikime në Tripadvisor.

Lexo po ashtu Britaniku tregon se sa i kushtoi një darkë te i famshmi Nusret Gokçe, në restorantin e tij në Londër

Në total, ai thuhet se ka marrë 73 vlerësime “të tmerrshme” të klientëve deri më sot së bashku me 9 vlerësime “të dobët”, 5 “mesatare”, 3 “shumë mirë” dhe 28 “të shkëlqyera” në faqe.

Pavarësisht disa komenteve jo të mira, kishte edhe pozitive me një të tillë që ishte bërë më 26 prill 2022, i cili e përshkroi restorantin si “mbresëlënës” dhe “absolutisht të mahnitshëm”.

Madje komentet jo të mira nuk e ndaluan atë të bëhej një sensacion në internet me darkuesit që postonin rregullisht pamje nga brenda restorantit teksa shijonin vakte jashtëzakonisht të shtrenjta, duke përfshirë biftekin e tij të markës Golden Giant Tomahawk, i cili shitej për 1,450 £ (1700 euro).

David Beckham, Jason Statham dhe Naomi Campbell kanë qenë ndër fytyrat e famshme që kanë ngrënë në restorantet e tij në të gjithë botën. /Telegrafi/