Sensacioni i mediave sociale Salt Bae (Nusret Gökçe), përkatësisht restoranti i tij në Londër është kritikuar nga klientët që e kanë vlerësuar si një nga vendet më të këqija për të ngrënë në kryeqytetin britanik, sipas Tripadvisor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Steakhouse Nusr-Et”, që hapi dyert e tij në Knightbridge nëntë muaj më parë, është goditur nga një numër kritikash të këqija në internet në Tripadvisor.
Madje, aty, siç bëhet e ditur më tej, ai renditet në vendin e 17,418 nga 17,488 restorante në Londër.
Kjo pasi që, restoranti ka një vlerësim mesatar prej dy yjesh nga 126 shikime në Tripadvisor.
Në total, ai thuhet se ka marrë 73 vlerësime “të tmerrshme” të klientëve deri më sot së bashku me 9 vlerësime “të dobët”, 5 “mesatare”, 3 “shumë mirë” dhe 28 “të shkëlqyera” në faqe.
Pavarësisht disa komenteve jo të mira, kishte edhe pozitive me një të tillë që ishte bërë më 26 prill 2022, i cili e përshkroi restorantin si “mbresëlënës” dhe “absolutisht të mahnitshëm”.
Madje komentet jo të mira nuk e ndaluan atë të bëhej një sensacion në internet me darkuesit që postonin rregullisht pamje nga brenda restorantit teksa shijonin vakte jashtëzakonisht të shtrenjta, duke përfshirë biftekin e tij të markës Golden Giant Tomahawk, i cili shitej për 1,450 £ (1700 euro).
David Beckham, Jason Statham dhe Naomi Campbell kanë qenë ndër fytyrat e famshme që kanë ngrënë në restorantet e tij në të gjithë botën. /Telegrafi/