Site icon Telegrafi

Restoranti në Milano vendosë ekrane xhami në tavolina, për të mbajtur klientët të sigurt gjatë kësaj pandemie

Restorantet, kafenetë dhe sallonet e bukurisë kanë filluar të rihapen në Itali pas më shumë se dy muaj kufizimesh të rrepta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bizneseve u lejohet të pranojnë klientë, për aq kohë sa ata respektojnë distancën.

Në një restorant në Milano, tavolinat nuk janë dy metra larg, mirëpo menaxherët kanë vendosur ekrane prej xhami për t’i mbajtur banorët e tyre të sigurt.

Klientët në “Goga Cafe” duken të kënaqur me këtë metodë të re, ndërsa gjendja nga coronavirusi në Itali ka nisur të normalizohet pasi kaloi një nga periudhat më të “errëta” ndonjëherë./Telegrafi/

Exit mobile version