Një restorant në Kinën qendrore ka kërkuar falje pasi inkurajoi klientët që të peshoheshin në fillim, para se të njëjtit të porosisnin ushqimin e tyre në përputhje me rrethanat e peshës së tyre.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, politika e këtij restoranti filloi pas një fushate kombëtare ndaj ushqimeve të cilat mund të kishin qenë konsumuar pa nevojë.
Restoranti në qytetin e Changsha vendosi dy peshore të mëdha në hyrjen e saj gjatë kësaj jave.
Stafi u kërkoi klientëve që të futnin peshën e tyre në një aplikacion të caktuar, dhe që më pas i njëjti mund t’ju ketë sugjeruar artikujt e menysë në përputhje me peshën e tyre.
Mirëpo, politika e këtij restoranti shkaktoi trazira në mediet sociale kineze – gjë që më pas rezultoi edhe më kërkim falje nga ana e stafit. /Telegrafi/