Site icon Telegrafi

Restoranti modern në formë tualeti

Myshterinjtë e restorantit “Modern Toilet” i cili gjendet në Kunming të provincës Yunnan, ulen nëpër karrige të cilat janë në formë të guaskës së WC-së ndërsa si tavolinë u shërben lavamani.

Guaskat e WC-së nëpër mure janë të vendsoura vetëm si dekor, ndërsa në menu gjenden edhe të ashtuquajturat “akulloret-jashtëqitëse”, “jashtëqitje e nxehtë e shërbyer në guaskën e WC-së” dhe “shkopinjtë e pjekur me jashtëqitje”.

Pronari i restorantit Xu Liang tha se restoranti i tij është bërë shumë i popullarizuar sidomos në mesin e studentëve të cilët janë të gatshëm të provojnë gjithçka të re. Myshteri e rregullt e këtij restoranti është edhe studentja Yang Siwen. “Kam hyrë në restorant rastësisht pasi vërtetë kam menduar se është tualet. Pasi kuptove se është restorant, vendosa të provoj edhe ushqimin”, tha Siwen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version