Baker Sathvarai është kuzhinieri kryesor që gatuan brumërat duke i hedhur në formë të disqeve në distanca prej 13 metrave.
28 vjeçari tregon që brenda një minute është në gjendje të gatuajë 25 copa të brumërave.
“Zakonisht me turmat e mëdha të klientëve mbushet gjatë gjithë kohës restoranti dhe shërbimi mund të bëhet më shpejtë se në çdo tjetër vend”, sqaron Baker.
Sipas tij, gjithë puna është e lidhur në bashkëpunimin mes grupit.
Baker gatuan brumin për disa sekonda dhe e hedh tek punëtori tjetër i cili për disa minuta e pjek në furrë.
Chelladurai është pronari i restorantit.
Ai pohon që metoda e punës në mënyrë të tillë ka filluar pa planifikim.
“Për shkak të kërkesave të shumta të klientëve e kemi parë që mënyra e gatimit ngadalë nuk do të ketë sukses. Do të rezultonte me humbjen e klientëve”, ka thënë Chelladurai.
Ne lagjen e quajtur Tamil Nadu, restoranti është ndër vende më të vizituara.
Brenda ditës përgatiten më shumë se 350 copa të brumërave të thata që pjekën në furrë. Është specialiteti më i kërkuar në restorant.
Baker ka thënë që numri i klientëve çdo ditë e më shumë është duke u rritur dhe shpreson që kjo metodë e punës të vazhdojë edhe në të ardhmen. /RTV Dukagjini – Telegrafi/