Site icon Telegrafi

Restoranti ku mund të hash veç nëse zhvishesh lakuriq

Restoranti i quajtur “Bynyadi” ka një listë pritjeje prej katërmijë personash, ndërsa do të hapet në muajin qershor deri në fund të gushtit. Personat që do të shkojnë në këtë restorant, do të “provojnë çlirimin e vërtetë” duke qëndruar lakuriq aty.

Drejtuesit e restorantit kanë menduar gjithçka deri në detaj. Para se të hysh në restorant ka një dhomë ku mund të vendosen rrobat dhe sendet e tjera në dollap të posaçëm.

Vajzave ju jepet një fustan i lehtë dhe është në dorën e tyre nëse duhet ta mbajnë ose ta heqin plotësisht.

Restoranti do të ketë një menu të posaçme, ku do të shërbehet në tavolina.

Ushqimi do të jetë i servirur në enë balte.

Dhomëzat e restorantit do të jenë të ndara me dru bambuje për të krijuar idenë e privatësisë.

Exit mobile version