Telegrafi

Restoranti i Jon Bon Jovit u jep ushqime falas punëtorëve amerikanë që punojnë për shtetin

Jon Bon Jovi njihet si këngëtarë i suksesshëm, por edhe si humanist i madh.

Këngëtari 56-vjeçar ka vendosur që t’i ndajë ushqime falas punëtorëve amerikanë që punojnë dhe veprojnë në sektorin publik në New Jersey.

Lexo po ashtu Në restorantin e Jon Bon Jovit të varfërit nuk paguajnë! (Foto)

E gjithë kjo pas bllokimit të pjesshëm të qeverisë amerikane nga ana e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kështu së paku ka bërë të ditur kuzhina “JBJ Soul” përmes llogarisë zyrtare në Facebook teksa ka njoftuar se punonjësit mund të ushqehen nga ora 12:00 deri në orën 14:00, raporton AP.

Ushqimi është rezultat i një partneriteti me Phila dhe Tammy Murphyn, të cilët janë bankier amerikan që më parë kanë punuar për Goldman Sachs.

Theksojmë se restoranti “JBJ Soul Kitchen” u hap në vitin 2011 dhe u jep klientëve mundësi që të dhurojnë ose paguajnë vullnetarisht ushqimet e tyre.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të mbajë edhe disa koncerte muzikore gjatë vitit 2019. /Telegrafi/