Jon Bon Jovi njihet si këngëtarë i suksesshëm, por edhe si humanist i madh.
Këngëtari 56-vjeçar ka vendosur që t’i ndajë ushqime falas punëtorëve amerikanë që punojnë dhe veprojnë në sektorin publik në New Jersey.
E gjithë kjo pas bllokimit të pjesshëm të qeverisë amerikane nga ana e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Kështu së paku ka bërë të ditur kuzhina “JBJ Soul” përmes llogarisë zyrtare në Facebook teksa ka njoftuar se punonjësit mund të ushqehen nga ora 12:00 deri në orën 14:00, raporton AP.
Ushqimi është rezultat i një partneriteti me Phila dhe Tammy Murphyn, të cilët janë bankier amerikan që më parë kanë punuar për Goldman Sachs.
Theksojmë se restoranti “JBJ Soul Kitchen” u hap në vitin 2011 dhe u jep klientëve mundësi që të dhurojnë ose paguajnë vullnetarisht ushqimet e tyre.
Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të mbajë edhe disa koncerte muzikore gjatë vitit 2019. /Telegrafi/