Site icon Telegrafi

Restoranti i shqiptarit në Danimarkë, më i miri në botë

Vendi i parë, pas mbretërimit katërvjeçar të restorantit spanjoll “El Bulli” i takoi restorantit danez “Noma”. Pronari i restorantit dhe kryekuzhinieri është Rene Rexhepi, me baba shqiptar nga Maqedonia, ndërsa nënën daneze, i cili shërben kryesisht specialitete nordike.

Rexhepi (32 vjeçar), shkruan të martën gazeta britanike “The Guardian” është një kuzhinier i talentuar i cili bën mrekulli me bimët e egra dhe lulet, si dhe produktet e freskëta të detit.

Ndër dhjetë restorantet më të mirë, katër gjenden në Spanjë, tri në SHBA, si dhe nga një në Britani dhe Itali. /Telegrafi/
 

Exit mobile version