Telegrafi

Restoranti futuristik në Norvegji, “lundron në ujë”

Iris është një restorant unik i vendosur brenda një sfere lundruese në Hardangerfjord në Norvegji, e përvoja që ofron ky restorant u ofron njerëzve kujtime nga filmi horror “The Menu”.

Restorantin e udhëheq Anika Madsen, kuzhiniere daneze e njohur për aftësitë e saj për zbulimin e recetave të reja nga ushqimi i detit, transmeton Telegrafi.

Deri vonë mbante pozitën e kryekuzhinieres në restorantin e njohur Fasangarden në Kopenhagë.

Kjo strukturë ka një dizajn elipsoidal të dyfishtë me një top të argjendtë në formën e sferës, që duket sikur noton në mes të ujërave të Hardangerfjordit.

Malet dhe akullnajat mahnitëse rrethojnë vetë fjordin, i inspiruar në forma e syri të peshkut, është hapur në gjysmën e dytë të vitit 2022 si një nga instalacionet më të mëdha të artit lundrues në botë – derisa restoranti është hapur këtë vit.

Është i mbuluar me 9 mijë pllaka të çelikta që i japin pamjen e peshkut. Menyja fokusohet në përbërësit nga deti me fokus në qëndrueshmërinë dhe sfidat me të cilat përballet sistemi global i ushqimit.

Restoranti është bërë i famshëm në TikTok për shkak të përvojës që e ofron, e shumë ua ka rikujtuar filmin horror The Menu që përcjell çiftin që udhëton në ishull për të ngrënë në një restorant ekskluziv.

Përvoja e ngrënies në këtë restorant përbëhet nga 18 meny të ndryshme dhe pjatat e servuara janë thjesht magjik. Një varkë elektrike i merr mysafirët përgjatë bregut dhe i transporton në restorant, që gjithashtu ofron një përvojë mbresëlënëse me video. /Telegrafi/