Telegrafi

Restoranti me fjalëkalimin më të vështirë të WiFi-së (Foto)

Yaya Thai nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka vendosur ta lë WiFi-në falas, por klientët duhet të dinë të zgjedhin një enigmë.

Ai e ka vendosur këtë ekuacion të vështirë matematikorë, zgjedhja e së cilit është fjalëkalimi për tu kyçur falas në internet.

Përndryshe, duhet të paguhet së paku shtatë dollarë, për të përfituar nga ky shërbim.

Mirëpo, shumë pak persona po ia dalin të kryejnë zgjedhjen, duke mbetur pa internet.

Poshtë fotografisë së postuar në rrjete sociale, janë vënë disa zgjidhje, por nuk dihet se cila prej tyre është e duhura. /Telegrafi/