Një restorant australian, King Kebab House në Campbelltown, New South Wales, përgatiti 550 kilogramë mish qebapi dhe patate të skuqura për të ushqyer pjesëmarrësit e një festivali dhe për të thyer një rekord botëror Guinness.
Restoranti nisi përgatitjen me 300 kilogramë patate të papërpunuara dhe mbi 590 kilogramë mish pule dhe viçi të papërpunuar për të vendosur rekordin në Festivalin e Rrugës në Campbelltown.
Qebapi përfundimtar peshonte 300 kilogramë, ndërsa patatet e skuqura arrinin në 250 kilogramë. Ushqimi u shtrua në një sërë tryezash me një gjatësi totale prej mbi 90 metrash para se të shërbehej për të pranishmit.
Ky vakt gjigant fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness për “sasinë më të madhe të mishit doner qebap dhe patateve të skuqura”. /Telegrafi/