Site icon Telegrafi

Restorantet shërbejnë ushqimet në forma të çuditshme, gjithkund pos pjatave të zakonshme (Foto)

Duket se kanë kaluar ditët, kur ushqimet janë shërbyer në pjatat e bardha, pa asnjë dekorim shtesë.

Tani restorantet po gjejnë formë të çuditshme për të servuar ushqimin, disa prej të cilave aq bizare sa ju bëjnë të shikoni dy herë, transmeton Telegrafi.

Prej picës së vënë mbi një skatebord, deri te buka e futur brenda një cope gëzoni, janë këto format më bizare, që vështirë se dikush do t’i donte mbi tavolinë.

Llogaria në Twitter, që kërkon të mos përdoren këto mënyra kreative, por të kthehen pjatat e zakonshme, ka bërë një përmbledhje me rastet më ekstreme. /Telegrafi/

Exit mobile version