Telegrafi

Restorantet në kohën e coronavirusit – këto mburoja plastike mbrojnë klientët nga infektimi

Klientët e restorantëve së shpejti mund ta shijojnë darkën me karrige interesante të dizejnuara me mburoja, në mënyrë që të mbrohen nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dizajneri francez, Christopher Gernigon, ka krijuar linjën Plex’Eat, për të gjithë pronarët e bizneseve që posedojnë restorante në mes të pandemisë.

Mburoja plastike, do të mbronte secilin individ nga coronavirusi – ndërsa linja e tij tashmë ka marrë thirrje nga vende të ndryshme të botës si Franca, Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina.

Siç shihet në imazhet e mëposhtme, mburoja lakore është e prerë në pjesën e prapme dhe bën që hyrja dhe dalja të jetë e lehtë për klientin.