Edhe pse Italia është ende nën masa të rrepta kundër coronavirusit, restorantet dhe kafiteritë kanë hapur dyert pavarësisht thirrjeve të autoriteteve kompetente që t’i mbajnë të mbyllura.
Lokalet janë plotë, ku klientë shijojnë pijet e tyre të preferuar nën tingujt e muzikës italiane, e një video amatore shfaq momentin kur edhe policët i nxjerrin jashtë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër kryeministri italian Guiseppe Conte ka zgjatur masat që parashohin orën policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, e janë të ndaluara edhe udhëtimet midis rajoneve deri më 15 shkurt.
#ITALY: #IoApro restaurant in full swing. The customers have supported the #IOpen initiative en masse. pic.twitter.com/ie2VCQHWam
— Robin Monotti (@robinmonotti) January 16, 2021
Këto masa janë vënë në nëntor dhe do të duhej të skadonin në fund të kësaj jave. E në rajone që janë në listën e “kuqe dhe të portokalltë”, restorantet dhe kafiteritë mund të shërbejnë ushqim “merre me vete”.
E zgjatjen e masave, pronarët e lokaleve nuk e kanë pritur mirë, kështu përmes rrjeteve sociale kanë organizuar ahengje duke hapur dyert të premten në shenjë proteste.
Milano, ora 🚨
Qui a La Parrilla Mexicana, ristorante in corso Sempione che ha aderito a #ioapro.#IOAPRO1501 #Milano #MiTomorrow pic.twitter.com/ii34IwXMSB
— Mi-Tomorrow (@MiTomorrow) January 15, 2021
Sipas pamjeve të filmuara brenda restoranteve në Milano, mbretëronte një atmosferë impozante. Dëgjohej muzika, e numri i madh i qytetarëve qëndronin ulur pranë njëri-tjetrit pa maska.
Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e coronavirusit, me 2.3 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur. /Telegrafi/
https://twitter.com/itstime2rise/status/1348550964135923712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1348550964135923712%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3605673%2Fitalijanski-ugostitelji-ustali-protiv-korona-mera-izbacuju-policiju-napolje-u-lokalima-se-igra-i-peva-video
ITALY: #IoApro restaurant is open, police arrives. Customers refuse to leave & shout in unison "Get out! Get out! Get out! ..we pay your wages from our taxes, you work for us.. Get out! Get out! Get out!" #IOpen pic.twitter.com/Wqa0DYz4ls
— Robin Monotti (@robinmonotti) January 16, 2021