Ka përfunduar restaurimi i xhamisë së Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë.
Kjo xhami është perlë e arkitekturës, por edhe e trashëgimisë sonë kulturore, si për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj. Ajo është ndërtuar në shekullin XVI mbi rrënojat e një kishe bizantine.