Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë të Sarandës i është nënshtruar restaurimit duke shpëtuar thesaret historike e kulturore të saj.
Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi me pamjet nga kjo kishë, monument kulture e kategorisë së I-rë.
Ndërhyrja restauruese e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës konsistoi në konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në pikturën murale si dhe në sistemime të jashtme. /ata/