Telegrafi

Restaurohet dhe konzervohet kisha ”Shën Bogorodica Perivlepta” në Ohër

Me një solemnitet ku të pranishëm ishin ministresha për kulturë, Elizabeta Kançeska – Milevska, ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, si edhe mitropoliti i Dibrës-Kërçovës, Timotej, sot në Ohër u prezantua restaurimi dhe konzervimi i afresku në kishën ”Shën Bogorodica Perivlepta”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti ka zgjatur tre vite, ndërkaq punët hulumtuese në arkitekturën dhe afreskun filluan që në vitin 2010, me ç’rast janë gjetur mbetje të ndryshme arkeologjike, që do të ekspozohen edhe për publikun.

I tërë projekti ka kushtuar 650.000 euro dhe është mbështetur nga ambasada e SHBA-ve në Shkup./Telegrafi/