Një kishë mesjetare në Berat, pas restaurimeve të bërë në brendinë e saj do të hapet sërish për publikun.
“Duke ju uruar një ditë të mbarë, po ndaj me ju disa nga momentet e restaurimit të dyerve dhe afreskeve, të një prej kishave më të bukura në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Pas kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” do të hapen sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket që specialistët e DRTK, Berat, me durim po i nxjerrin në dritë”, shprehet ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. /Telegrafi/