Telegrafi

Restaurohen pajisjet urbane në parkun e Gazi Babës në Shkup

 

Aksioni për pastrimin dhe restaurimin e pajisjeve urbane në parkun e Gazi Babës vazhdon edhe këtë fundjavë.

Ekipet e ndërmarrjes publike komunale “Gazi Baba” dhe ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërim” sot në terren pastruan parkun në Gazi Babë, dhe u vendosëm pajisje të reja urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të rigjallërohet parku si vend për pushim dhe rekreacion për qytetarët.

“Për fat të keq edhe pse fundjavën e kaluar gjatë aksionit u vendosën pajisjet urbane, pas disa ditëve u shkatërrua. Sot, gjatë këtij aksioni u krye intervenim dhe u restaurua pajisjet e dëmtuara. Ju bëjmë apel qytetarëve t’i mirëmbajnë pajisjet urbane në park dhe në gjithë komunën”, thonë nga komuna e Gazi Babës.

Sipas komunës, vetëm në këtë mënyrë parqet nuk do të shndërrohen në deponi, ndërsa pajisjet urbane do të jetë në funksion./Telegrafi/