Telegrafi

Respiratorët për Maqedoninë kanë ngecur në Turqi, Pendarovski: Po punojmë në zgjidhjen e problemit

Para disa ditës nga Qeveria thanë se janë siguruar respiratorë nga Ambasada e Norvegjisë, të cilat ndodhen në depo në Turqi dhe duhet të arrijnë në Maqedoni.

Por presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në konferencë për shtyp tha se ka problem me importimin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka probleme për këtë gjë. Turqia vendosi embargo për ekspertimin aspiratorëve të çdo lloji, edhe pse janë donacion nga Ambasada e Norvegjisë”, tha Pendarovski.

Ai më tej shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe shpreson se ky problem së shpejti do të zgjidhet dhe se respiratorët apo makinat për frymëmarrje do të arrijnë në Maqedoni të Veriut./Telegrafi/