Në foto janë dhënë disa stile veshjesh që ju mund t’i përdorni gjatë këtij sezoni në përditshmërinë tuaj.
Çanta e vogël
Një çantë e vogël me rrip të gjatë është një trend i stilit të rastësishëm, por edhe elegant.
Telefoni
Ah, nuk mund të jesh në modë nëse nuk ke një telefon në dorë.
Pelerina
Një veshje e sipërme e gjerë që mbulon linjat, por vë në pah stilin.
Atletet sportive
Të kombinuara me çfarëdo lloj veshjesh, përveç kostumit të vrapit!
Zonjë në të kuqe
Kjo është ngjyra e pranverës! Kokë e këmbë në të kuqe!
Këmisha fustan
Një këmishë e gjatë, ose shumë e gjatë…Një tendencë e dukshme!
Kominoshet
Ti ndjek modën dhe veshja e punës është kjo.
Thekët
Kanë ardhur në modë që vjeshtën e kaluar dhe vazhdojnë të jenë një trend. /Telegrafi/