Site icon Telegrafi

Resorti i Trumpit nuk rrezikohet nga Irma, por nga diçka tjetër (Foto)

Resorti i presidentit amerikan Donald Trump, Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës është evakuuar para arritjes së uraganit Irma.

Ai mund të preket nga uragani Irma dhe shumë vetë pyesin nëse do të jetë në gjendje t’i mbijetojë goditjes.

Irma deri më tash ka mbytur më shumë se 14 persona përgjatë Karaibeve dhe është duke lëvizur drejt Floridës, ku ndodhet edhe resorti i Trump.

Mysafirët janë urdhëruar që të largohen nga Palm Beach, derisa mbi gjashtë milionë njerëz jetojnë në zonën, e cila pritet të goditet nga Irma që ka arritur kategorinë e katërt.

Erërat me fuqi mbi 300 kilometra në orë mund të jenë test i ri për Mar-a-Lago, pavarësisht faktit se goditjet e katër uraganeve më të fuqishme deri më tash nuk kishin shkaktuar dëme të mëdha.

Një kamerier që ka shërbyer për kohë të gjatë në këtë resort, ka thënë për AP se resorti i Trump është vendi më i sigurt në botë nga uraganet.

“Shtëpia asnjëherë nuk ka qenë seriozisht e dëmtuar”, ka thënë ai.

Trump ka blerë pronën në vitin 1985, për 10 milionë dollarë dhe ajo ishte riparuar më vonë, gjë e cila kishte kushtuar me miliona.

Donald Trump ka kaluar disa vikende në resort që nga inaugurimi i tij. AP shkruan se vitin e kaluar Trump ka pranuar pagesë prej 17 milionë dollarësh për dëmet e shkaktuara në Mar-a-Lago, pas goditjes nga uraganet Frances, Jeanne dhe Wilma në vitin 2005.

Por, kamerieri i Trump thotë se ka pasur vlerësim për dëme të vogla në kulm dhe për disa pemë të rrëzuara.

Jeff Masters, drejtor i Shërbimit për parashikim të motit, thotë se rreziku më i madh për Mar-a-Lago nuk do të jetë Irma.

Në vend të kësaj, ai thotë se skenari më i keq do të jetë ngritja e nivelit të detit

Exit mobile version