Telegrafi

Resorti më i shtrenjtë në botë, aty mund të akomodohen vetëm 48 mysafirë – e nata kushton 100 mijë dollarë (Foto)

Resorti më i shtrenjtë në botë në të cilën nata kushton hiq më pak se 100 mijë dollarë, ka hapur dyert për vizitorët në ishullin privat Banwa, që gjendet në kuadër të arkipelagut Palavan në Filipine.

Në këtë resort pushuesit kanë në dispozicion 15 hektarë tokë private, në të cilën mund të shijojnë lojën e tenisit apo hendbollit, si dhe të notojnë nëpër ujin e kristaltë të detit Sulusk, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull mund të akomodohen vetëm 48 mysafirë që shpërndahen nëpër gjashtë vilat luksoze, ku secila posedon pishinë, tarracë me xhakuzi dhe dritaret e vendosura nga toka deri në kulmin e tyre, duke ofruar peizazhe të rralla.

Nga perimet e pemët, në këtë ishull ushqimi servohet vetëm bio, e pushuesit mund të zgjedhin drejtpërdrejt nga uji se cilin peshk duan ta shijojnë. /Telegrafi/