Telegrafi

Resorti luksoz në Utah ku Kylie Jenner po kalon pushimet, nata kushton më shumë se 4 mijë euro

Kylie Jenner ka shkuar në shkretëtirë për udhëtimin e saj të fundit.

Drejtoresha e përgjithshme e Kylie Cosmetics ndau pamjet mahnitëse të udhëtimit të saj në një vend të bukur dhe luksoz në ditët e fundit.

Ikona e bukurisë, së bashku me vajzën e saj, Stormi Webster dhe miq të përzgjedhur, po pushojnë në vendpushimin miqësor të të famshmëve, në shkretëtirën Amangiri në Utah.

Sigurisht, Jenner nuk është personi i vetëm i cili ka pushuar së fundmi në vendpushimin lukusoz. Shoqja e saj e ngushtë Hailey Bieber qëndroi në vendpushimin luksoz në fund të muajit të kaluar me burrin e saj, Justin Bieber.

Jenner shfrytëzoi udhëtimin si një mundësi për të shfaqur stilin e saj të mahnitshëm. Më e rëndësishmja, ajo shkëlqeu në një fustan nga linja Loudbrand Studios, ndërsa ajo pozoi para pishinës ultra-magjepsëse.

“Unë e dua këtë vend “, shkroi Jenner. /Telegrafi/