Një person nga Resnja ka vjedhur një veturë dhe duke ikur ka goditur në një shtyllë, mbrëmë në Resnjë, njoftojnë nga MPB.
Dje në orën 4:00 është paraqitur se në Resnjë në rrugën “Boris Kidriç” në drejtimin drejtë fshatit Carev Dvor vetura “Citroen” e drejtuar nga E.K. (26) nga Resnja, pasi që më herët kishte vjedhur veturën, ka goditur në shtyllë. Pas aksidentit shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, por për një kohë të shkurtër është gjetur. E.K. pas marrjes së lëndimeve trupore iu është dhënë ndihma e parë mjekësore”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/