Resnja aktualisht nuk ka ndonjë rast aktiv me Covid-19, megjithëse para një muaji ishim ndër pesë qytetet me numrin më të madh të pacientëve, shkroi në profilin e tij në Facebook Kryetari i Komunës së Resnjës Zhivko Gosharevski.
“Edhe një herë, faleminderit të gjitha institucioneve, Shtabit të Krizave, ISHP-së, Ministrisë së Brendshme, Qendrës së Shëndetit-Resnjë, Spitalit Klinik Manastir dhe të gjitha ndërmarrjeve që janë përgjigjur me përgjegjësi në një situatë krize, por mbi të gjitha faleminderit, të dashur qytetarë për përgjegjësinë dhe zbatimin e masave. Ne e fituam këtë betejë por lufta po vazhdon ende. Për të vazhduar, për të qenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm dhe t’u përmbahen masave të mbrojtjes”, shkruan Gosharevski./Telegrafi/