Telegrafi

Resino: Duhet ta mbajmë topin kundër Barcës

Duke folur në konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme, Resino ka thënë se Barcelona nuk ndjehet komforte kur nuk e mban topin, dhe ekipi i tij do të synojë të dominojë në posedim.

“Ata nuk janë të rehatshëm pa top, ata gjithmonë kërkojnë të kënaqen duke e pasur topin, andaj nëse ne mund ta marrim atë, ata sigurisht se do të bëjnë gabime”, ka thënë Resino.

Ai po ashtu ka thënë se fillimi i paqëndrueshëm i sezonit, është një faktor motivues dhe beson se ekipi i tij ia del më mirë kundër ekipeve të mëdha, pasi ata ‘të lejojnë të luash’.