Telegrafi

Rrëshqitje e dheut në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, komunikacioni zhvillohet në njërën korsi

Në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, për shkak të rrëshqitjes së dheut komunikacioni zhvillohet në njërën korsi, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët tjera në shtet zhvillohet në korsi të lagura, ndërsa në vendet më të larta malore ka mbetje të borës.

Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë)./Telegrafi/