Site icon Telegrafi

Reshjet shkaktojnë vështirësi në rrugët e Gjirokastrës

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në qarkun e Gjirokastrës, veçanërisht sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Situatë e rënduar, nga sasia e reshjeve të rëna që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, paraqitet në vendin e njohur si ura e lumit në Gjirokastër, ku është bërë thuajse i pamundur kalimi i automjeteve të vogla.

Ndërkohë, i pakalueshëm është edhe aksi Gjirokastër-Antigone, duke lënë të bllokuara 5 fshatrat përreth tij. Nga moti i keq është vështirësuar qarkullimi edhe në aksin Lazarat-Gjirokastër.

Duke parë situatën e rënduar, të gjithë punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë zbritur në terren për t’u përballur me vështirësitë. /Telegrafi/

Exit mobile version