Reshjet e shiut, për banorët e disa lagjeve në Komunën e Pejës, janë bërë ankth. Është hera e dytë, që brenda pak javëve, ata përballen me vërshime. Në komunë, thonë se po tentojnë të ofrojnë zgjidhje.
Brenda dy javëve, qytetarët e lokaliteteve të caktuara në Komunën e Pejës, janë duke u ballafaquar me vërshime të mëdha pas shiut . Një nga rrugët më të dëmtuara nga reshjet e fundit është ajo në lagjen “Zatra”.
“Lartë ka shumë mbeturina. Shiu po i përmbledh të gjitha dhe po i sjell poshtë deri te Karagaçi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lulzim Shala.
Ai me tuje shtoi se kanë bërë kërkesë shumë herë në komunë por deri me tash asgjë nuk është ndërmarr.
“Kemi bërë vazhdimisht kërkesa në drejtoritë përkatëse. Ata duhet t’u përgjigjen kërkesave tona. Para dhjetë viteve kur është ndërtuar rruga janë futur gypa jo adekuatë”, deklaroi më tej Lulzim Shala.
Problem, reshjet po shkaktojnë edhe për vijimin e mësimit, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër drejtoresha për punë komunale në Pejë, Xhevahire Kelmendi ka thënë se janë duke u munduar qe sa më parë ta bëjnë zgjidhjen e këtij problemi duke intervenuar ne dy lokacione tash me ma problematike
“Është projekt emergjent që ne duhet sa më parë t’i bëjmë zgjidhje”, deklaroi Xhevahire Kelmendi.
Ndryshe pas reshjeve të mbrëmshëm të shiut vërshime ka pasur edhe në disa lagje të Komunës së Istogut. Deri më tash ende nuk e ka një vlerësim për shumën e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit./RTV Dukagjini/Telegrafi/