Reshjet e shiut në Prishtinë kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
SHSKUK njofton se si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit, i cili ka depërtuar në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë, ku fatmirësisht s’ka pasur aparatura mjekësore.
Ekipet e QKUK-së bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.
QKUK paralajmëron se ditëve të ardhshme do të njoftojë saktësisht mbi pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e sotme të dendura të shiut./Telegrafi/