Telegrafi

Reshjet e shiut, përmbytet një fshat në Gjakovë (Foto)

Reshjet e mëdha të shiut të cilat që nga vikendi kanë shoqëruar vendin tonë, kanë filluar të shkaktojnë probleme në disa komuna të Kosovës.

Këto reshje tashmë kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës.

Në disa fotografi të postuar në rrjetin social Facebook, shihet se rrugët në këtë fshat janë bërë pothuajse të pakalueshme.

Ndërkaq meteorologët kanë paralajmëruar se gjatë tërë kësaj jave do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe mundësi edhe për reshje bore. /Telegrafi/