Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut përmbysin çadrat e të mbijetuarve në Laç

Pas tërmetit me amplitudë 6.4 të shkallës Rihter që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në këto kushte por edhe në gjendjen e panikut që ndodhen këto familjarë janë vendosur në çadra strehimi që janë vendosur nga bashkitë e qyteteve përkatëse.

Në këto momente në qytetin e Laçit kanë nisur reshje të dendura të shiut. Kushtet e vështira klimaterike ka krijuar mjaft probleme në çadrat e banorëve të prekur nga tërmeti.

Mësohet se si pasojë e reshjeve uji ka depërtuar nën çadra, banorëve po ju lagen rrobat dhe dyshekët, pasi sasia e ujit është përhapur në të gjithë hapësirën e çadrave. tch

Exit mobile version