Shiu që ka rënë sot, ka bërë që Fushë Kosova të mbytet në ujë.
Përveç një pjese të qytetit, edhe varrezat janë mbuluar nga uji.
Sipas disa fotografive që lexuesit i kanë dërguar Telegrafit, shihen varrezat e martirëve dhe dëshmorëve të mbuluara të gjitha nga uji.
Ndërkaq, lidhur me këtë ende nuk janë prononcuar zyrtarët komunal të Fushë Kosovës.
Nuk është hera e parë që ky qytet mbytet në ujë. E gjithë kjo si pasojë e mos funksionimit të mirë të pjesëve ku derdhen ujërat e zeza.
Sipas meteorologëve, edhe gjatë ditëve në vazhdim priten reshje shiu.