Telegrafi

Reshjet e shiut krijuan moçal në rrugën Prishtinë-Ferizaj (Foto/Video)

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, pasditen e sotme, kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, shkruan Telegrafi.

Siç shihet në videon e siguruar nga Telegrafi, si pasojë e reshjeve të mëdha, pjesa e rrugës magjistrale që kalon nëpër fshatin Prelez, është vërshuar nga uji, duke vështirësuar kështu qarkullimin, gjë që ka shkaktuar kolonë të gjatë automjetesh.

Reshjet shumta të shiut, gjatë ditëve të fundit, në Kosovës kanë shkaktuar probleme në shumë lokalitete, duke vështirësuar qarkullimin, por edhe duke depërtuar në objekte banimi. /Telegrafi/