Moti i ligë e ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Reshjet të shiut ka në pjesën më të madhe të shtetit, të cilat në disa vende janë më të dendura.
Reshje të shiut ka edhe në Strumicë, të cilat kanë filluar rreth orës 15:00.
Shiu i rrëmbyeshëm ka rënë për rreth 20 minuta, ndërsa reshje ka pasur edhe në Tetovë.
Moti i ligë pritet të vazhdojë edhe në orët e vona, ndërsa nesër sipas meteorologëve do të ketë përmirësim të kushteve klimatike./Telegrafi/