Telegrafi

Reshjet e mëdha të shiut shkaktojnë dëme edhe në Hogosht të Kamenicës

Disa nga komunat e Kosovës vazhdojnë të përballen edhe sot me dëmtime të mëdha nga reshjet e dendura të shiut.

Një banor i fshatit Hogosht të Komunës së Kamenicës ka dërguar në Telegrafi.com një video ku shihet se prodhimet bujqësore janë dëmtuar totalisht.

Përveç dëmtimeve bujqësore, shihet se breshëri ka shkaktuar dëme edhe në pjesë të tjera të ambientit të shtëpisë.

Deri tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e komunës për dalje në terren tek pronat e dëmtuara ashtu që të kompensohen në tërësi.

Ndryshe, kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që të ketë dëmtime shumë të mëdha në disa pjesë të Kosovës, me ç’rast edhe janë kërkuar edhe veprime emergjente. /Telegrafi/