Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.
“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. Ju lutem, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.