Reshjet e reja të dëborës e kanë vështirësuar edhe më tej komunikacionin në vend. Rrugët janë të lagështa, ndërkaq nuk përjashtohet shfaqja e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ka bërë që përsëri të riaktivizohen ndalesat për automjetet e rënda në disa rrugë të vendit. Ndalesa vlen për kalimet malore në Strazhë, Pletvar, Gjavatë, Presekë.
Ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda vlen edhe për pjesën Mavrovë-Dibër. Rruga magjistrale A3 Resnjë-Manastir-Prilep është bllokuar në vendin Bair, prandaj komunikacioni është ridrejtuar në pjesën qendrore të Manastirit.
Shoferët udhëzohen që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./Telegrafi/