Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë përfshirë nga moti i keq, i cili ka sjellë reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh, duke krijuar probleme në infrastrukturë dhe furnizimin me energji.
Rruga Theth-Ndërlysaj është aktualisht e bllokuar, pasi një masiv inertesh ka rrëshqitur, duke ndërprerë edhe kanalin e ujit që furnizon hidrocentralin e Ndërlysajt (HEC). Bashkia Shkodër ka nisur punimet për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, duke punuar intensivisht për të rikthyer qarkullimin dhe furnizimin e HEC-it.
Ndërkohë, aksi Bogë-Theth mbetet i kalueshëm, por është nën monitorim të vazhdueshëm nga firmat kontraktuese për shkak të kushteve të vështira të motit.
Ndërkohë, zonat po mbahen nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.