Site icon Telegrafi

Reshjet e borës zbardhin qytetin e Gjilanit, rrugët mbeten të kalueshme

Reshjet e borës kanë zbardhur qytetin e Gjilanit, por situata e qarkullimit rrugor mbetet e qetë dhe nën kontroll.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, duke bërë të ditur se deri tani nuk është raportuar për bllokada në asnjë zonë të përgjegjësisë së tyre.

“Deri më tani në të gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP-së në Gjilan të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është raportuar për ndonjë bllokadë”, tha Osmani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së rregullt të rrugëve nga kompanitë përgjegjëse.

Osmani bëri thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët, duke apeluar që veturat të jenë të pajisura me goma dimërore dhe mjete të tjera të nevojshme për kushtet dimërore. /Telegrafi/

Exit mobile version