Telegrafi

Reshjet e borës vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

Reshjet e borës të cilat filluan mbrëmë, kanë shkaktuar vështirësi dhe ndalesa në komunikacioni sidomos në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

LAMM dhe “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se prej orës 6:20 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 5:30 ndalesë për lëvizje të makinave të rënda ka edhe në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, përmes kalimit malor Strazhë.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në korsi të lagura, ndërsa reshje të borës ka në Mavrovë, Strazhë, Bukovë, Kodër të Diellit, Presekë dhe Smojmirovë.

Reshjet e borës për momentin nuk kanë shkaktuar ndalesa në komunikacionin hekurudhor dhe ajror./Telegrafi/