Site icon Telegrafi

Reshjet e borës – Rrugët në Mitrovicë janë të kalueshme

Pastrimi i rrugëve nga bora në Mitrovicë

Sot ka pasur reshje të borës në Mitrovicë, derisa rrugët janë pastruar dhe janë të kalueshme për qytetarët.

Pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora e ka bërë drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

“Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, sot ka vazhduar me mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora në fshatin Bajgorë dhe disa lokalitete të tjera”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka thënë se drejtoria përkatëse ka ndërmarrë veprime të shpejta në lirimin e rrugëve nga bora.

Pastrimi i rrugëve nga bora në Mitrovicë

Tmava ka kërkuar nga qytetarët që t’i adresojnë kërkesat e tyre lidhur me vështirësitë në qarkullim. /Telegrafi/

Exit mobile version