Site icon Telegrafi

Reshjet e borës dhe shiut, Ministria e Punëve të Brendshme njofton si është gjendja në rrugët e Kosovës

Reshjet e botës dhe shiut që kanë filluar që nga dita e diel po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumica e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme, e në disa duhet të kalohet me pajisje dimërore, shkruan Telegrafi.

Pothuajse të gjitha magjistralet, përveç asaj Pejë-Kullë, përkatësisht Rozhajë-Kullë rruga është e bllokuar kamionë, ndërsa për vetura është kalueshme.

Gjendja e rrugëve në pikat e kalimit kufitar | Burimi: MPB

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë që do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj jave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version