Reshjet e borës që kanë rënë sot në Kosovë, kanë vështirësuar komunikacionin rrugor.
Edhe pse nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se gjendja e rrugëve është e kalueshme, terreni e thotë të kundërtën.
Disa lexues të portalit Telegrafi, kanë dërguar fotografi të rrugëve kryesore në të cilat shihen qytetarë, teksa shtyjnë automjetet e bllokuara në mes të rrugës.
Qytetarët kanë hasur probleme në autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe magjistralen Prishtinë-Pejë./Telegrafi/