Bora që ka rënë këto dy ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.
Gjatë orëve të mbrëmjes, rrugët në Prishtinë janë kthyer në pista akulli, ndërsa komunikacioni është duke u zhvilluar më shumë vështirësi.
Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Enver Maloku, përkatësisht të semaforët, afër konvikteve të studentëve në Prishtinë.
Si shkak i rrugës së rrëshqitshme, autobusi i trafikut urban ka dalë nga rruga duke i rënë rrethojave të rrugës.
Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për çdo eventualitet… /Telegrafi/