Telegrafi

Reshjet dëmtojnë tunelin e Kalimashit

Ujërat kane vërshuar me një sasi te madhe materialesh inerte duke rrafshuar gati gjithë ndërtesën që shërbente për mbajtjen e transformatorëve si dhe pajisje të tjera logjistike në shërbime të tunelit.

Menjëherë specialistet e firmës që monitorojnë tunelin kanë marrë masa për uljen e thikave për të shmangur shkarkimet elektrike.

Tuneli aktualisht po furnizohet me energji elektrike nëpërmjet linjave të tjera rezerve. Ujërat dhe materialet inerte kanë dëmtuar edhe argjinaturën e tunelit si dhe një pjesë të murit dekorativ të tij.

Ndërkohë një eskavator dhe një fadrome po punojnë për hapjen e shtratit të lumit si dhe heqjen e materialeve inerte. Ujërat kanë shkaktuar dëmtime të shtresave mbrojtëse të tunelit edhe nga ana tjetër e hyrjes nga Kalimashi.

Vërshimi i ujërave ka sjelle çarje të argjinaturës në ballë të galerisë jugore. Ne terren po punohet për eliminimin e pasojave dhe për ndërtimin e barrierave për të penguar vërshimin e ujërave të lumit Fan. /Tch/Telegrafi/