Është dëshmuar tash disa herë që shiu di ta dëmtojë Prishtinën. Përveç qytetit, ku vërshon kryesisht rrugë nëpër fshatra, uji merr arat e fermerëve. Më së shumti rrezikohen ata që kanë tokat pranë lumenjve.
Përfitimet e mëdha që kanë fermerët nga mjedra, bënë që edhe Selami Gashi të fillojë ta kultivojë atë në fshatin Vranidoll, i cili njihet për kultivim të patates. Por, planifikimet shkuan keq, ngase shiu i dëmtoi 35 ari.
Ekspertët e bujqësisë thonë se shiu i tepërt dëmton tokat bujqësore. E, në Komunë thonë se janë disa fshatra të cilat rrezikohen më shumë.
Përveç patates e mjedrës, fermerët e Prishtinës e kultivojnë edhe grurin.